Kryetari i Grupit Parlamentar të Partisë Demokratike,  Gazment Bardhi,  reagoi pas mbledhjes së konferencës së kryetarëve e cila rrëzoi kërkesën e PD për interpelancë me kryeministrin Edi Rama,  lidhur me aferën e Inceneratorëve.

 

Sipas Bardhit, mazhoranca po e shndërron Parlamentin në një dyqan personal të Zotos dhe Mërtirit

 

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";

“Fakti që dy mafiozë në arrati të inceneratorëve marrin pagesa çdo ditë për punë ta pakryera, nuk është një çështje urgjente për ta. E kuptoj vështirësinë që ka Rama si person i përfshirë, koka e inceneratoorëve për të dhënë shpjegime, por sado siklet dhe hall të ketë do duhet të respektohet Kushtetua. Argumenti i tyre është se nuk ka urgjencë. Po financojnë arratinë e Zotos, Mërtirit dhe tani të Ahmetajt”, – tha Bardhi në një komunikim me median pas mbledhjes së konferencës së kryetarëve e cila rrëzoi kërkesën e opozitës për të kërkuar sqarime nga Edi Rama për çështjen e inceneratorëve.