Kuvendi nuk ka miratuar kërkesën e Partisë Demokratike për shkarkimin e Kryetarit të Parlamentit, Niko Peleshi.

79 deputetë votuan kundër kërkesës së PD, ndërsa 10 pro.

Nënkryetarja e Kuvendit, Klodiana Spahiu mbylli seancën pas votimit dhe njoftoi seancën e radhës, e cila pritet të nisë në orën 11:30.

Opozita kërkoi shkarkimin e Peleshit me pretendimin se kishte kryer 5 shkelje të rënda të rregullores.

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";

Ata i përqëndruan argumentet e tyre në dy seancat e 16 dhe 18 shtatorit, ku u ndryshua rregullorja që e çoi numrin e komisioneve të përhershme parlamentare në 11, dhe mosrealizimi i debatit parlamentar për programin qeverisës ‘Rama 4’.

PD pretendoi se Peleshi thirri mbledhjen e Kuvendit për ndryshimin e rregullores si dhe mbledhjen e Këshillit për Rregulloren, Mandatet dhe Imunitetin pa respektuar afatin e parashikuar, iu hoqi drejtën për të folur deputetëve dhe kreut të Grupit Parlamentar Gazment Bardhi, si dhe nuk mundësoi prezantimin e programit qeverisës. Këto pretendime u hodhën poshtë nga deputeti socialist Damian Gjiknuri gjatë seancës së sotme./vizionplus.tv