Një kamarier 17-vjeç është rrahur brutalisht në ambjentet e tij të punës.

Ngjarja e rëndë ndodhi rreth orës 00:45 minuta,në ambjentet e një picerie në qendër të qytetit të Beratit.

Sipas burimeve policore në vendngjarje, 5 shtetas kanë rrahur kamarierin e picerisë,me grushta, shkelma e karrige, duke i shkaktuar plagë të shumta.

Deri më tani në polici janë shoqëruar rreth 12 shtetas, mes tyre 5 të dyshuarit si autorë të ngjarjes, menaxheri i biznesit dhe disa klientë,që do të pyeten në lidhje me ngjarjen.

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";

Mësohet s ,për zbardhjen e ngjarjes janë sekuestruar nga policia edhe kamerat e sigurisë, nëpërmjet të cilave do të hidhet dritë mbi identitetin e saktë të autorëve.

I plagosuri B.D,17-vjeç është transportuar drejt Spitalit Rajonal Berat, ku ndodhet jashtë rrezikut për jetën, nën kujdesin e mjekëve./vizionplus.tv