Moti i kthjellët dhe i ngrohtë do të mbizotërojë në të gjithë territorin e vendit deri pas-mesdite kur pritet kalim të vranësirave nëpër të gjithë territorin ku më të dukshme do të jenë në zonat malore Veri-Verilindore dhe ekstremin Juglindor por nuk priten reshje.

Parashikohet që orët e vona të mbrëmjes të sjellin shtim të vranësirave dhe lagështirës në ajër në pjesën më të madhe të vendit.

Temperaturat e ajrit do të pësojnë rritje si në mëngjes edhe në mesditë duke luhatur vlerat ditore nga 2°C deri në 24°C vlera më e lartë në rang territorit që pritet në ultësirën perëndimore.

Era do të fryjë e lehtë dhe mesatare duke arritur shpejtësinë mbi 35 km/h nga drejtimi perëndimor dhe veriperëndimor duke sjellë në brigjet detare dallgëzim 2 ballë.

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";