16 gra janë vrarë nga burrat gjatë vitit 2021. Statistikat flasin për rritjen e numrit të viktimave të dhunës në familje krahasuar me vitin paraardhës.
Rritjen e krimeve në familje në nivele shqetësuese e pranoi edhe drejtori i përgjithshëm i Policisë së Shtetit, Gledis Nano.
Gledis Nano
Advertisementgoogle_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";“Vazhdon të mbetet shqetësues fenomeni i dhunës në familje. Gjatë këtij viti janë evidentuar 1337 vepra penale në dhune në familje. Në krahasim me të njëjtën periudhë të vitit të kaluar, kemi 48 ose 3.7% vepra penale më shumë. Nga vrasjet e ndodhura gjatë këtij viti 16 prej tyre janë për shkak të dhunës në familje.”
Nga të dhënat zyrtare të Gjykatës së Tiranës rezulton se togat e zeza kanë lëshuar afërsisht 800 urdhra mbrojtjeje të menjëhershëm për të parandaluar krimet.
Por përse kanë dështuar urdhrat e mbrojtjes të firmosur nga gjykata?
VJOLLCA PUSTINA
AVOKATE
Advertisementgoogle_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";
“Për shkak të kushteve që kanë shumë familje shqiptare që jetojnë në një banesë dhe është e pamundur, mendoj unë që familjet, burri dhe gruaja të jetojnë të ndarë me njëri tjetrin. Fillojnë lindin edhe konfliktet e para, të cilat pastaj agravojnë në vrasje të palës, e cila i është drejtuar gjykatës për urdhër mbrojtjeje.”
Parandalimi i krimeve në familje mbetet një nga sfidat më të mëdha, jo vetëm për strukturat e policisë por edhe për shoqërinë.