
Deputetja e PD, Jorida Tabaku bën me dije se neser Partia Demokratike ka thërritur një mocion debati në lidhje me rritjen e çmimeve të produkteve.
Sipas Tabakut, qevrria duhet të japë llogari përpara qytetarëve për masat e marra.
“Nesër, Partia Demokratike ka thërritur një mocion debati në lidhje me rritjen e çmimeve të produkteve duke nisur nga buka, uji, veza, qumështi dhe pijet e tjera jo alkoolike e duke përfunduar tek nafta dhe gazi.
Qeveria duhet të japë llogari përpara qytetarëve për masat e marra kur çmimet e produkteve janë rritur me së paku 7%, inflacioni ka shkuar në 4% ndërsa të ardhurat bien.
Ajo duhet të përgjigjet përpara qytetarëve se përse gjoja masat e saj janë të cunguara dhe nuk i vijnë në ndihmë aspak qytetarëve. Vendi është në fillimin e një krize që do të zhvlerësojë çdo të ardhur të pakët që kanë qytetarët dhe do të varfërojë edhe më tej të varfërit.
Advertisementgoogle_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";Tani, është koha që qeveria të japë llogari për çka po vepron dhe çfarë po u ofron qytetarëve.
Nëse mendoni se ka çështje të tjera që duhet të ngremë në lidhje me këtë temë mos hezitoni”, shktruan Tabaku.