Bordi i Transparencës në mbledhjen e fundit vendosi të rrisë çmimin e naftës, nga 227 lekë në 239 lekë për litër.

 

Kjo rritje bie mbi xhepat e qytetarëve, ndërsa në mbledhjen e Këshillit të Ministraveështë marrë vendimi që transportet urbane, interurbane të përfitojnë nga paketa antikrizë, faza e dytë.

 

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";

Kështu, në mënyrë që të shmangen abuzimet me çmimet e biletave, qeveria ka vendosur që shoqëritë e transporteve të dëmshpërblehen për muajt gusht, shtator, tetor 2022 me sasinë e naftës që kanë konsumuar për të njëjtën periudhë kohore të një viti më parë.

 

“Kompensimin e shoqërive të transportit për linjat qytetase, rrethqytetase dhe ndërqytetase, në masën 100 (njëqind) lekë për litër karburanti, për një periudhë tremujore: gusht, shtator, tetor 2022. Kompensimi bëhet për shumën e konsumimit të karburantit për periudhën: gusht, shtator, tetor 2022, por jo më shumë se sasia e konsumuar për të njëjtën periudhë të vitit 2021, për secilën nga shoqëritë”, thuhet ndër të tjera në VKM.

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";