Kryeministri Edi Rama ka reaguar për rritjen e çmimit të naftës, benzinës dhe gazit, në ditët e fundit.

 

Rama ka pasur replika për këtë çështje me një qytetar në faqen e tij në Facebook. Qytetari i ka kërkuar llogari Ramës, duke i thënë se qeveria duhet të vendosë një çmim tavan, pasi Shqipëria është vendi më i varfër në rajon.

 

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";

Sipas Ramës, ky është një problem jo vetëm i Shqipërisë, ndërsa për rrogat ai thotë se janë rritur dhe do të rriten.

 

“Rritja e cmimeve eshte nje problem i pergjithshem sot, mjafton te shihni Kosoven per te mos shkuar me larg, nderkohe qe sic kam premtuar ne po mbajme me shume kosto per buxhetin, mburojen mbi cmimin e energjise per konsumatoret familjare e biznesin e vogel, qe kudo ka kercyer e po kercen lart! Sa per rrogat ato jane rritur e do vazhdojne te rriten, por rritja e rrogave nujk behet sipas deshires sone, pasi une i pari do doja t’i rrisja menjehere te gjitha, por cdo rritje jashte mundesive, do te thote falimentim total ne pak muaj si ne kohen e Sudes, prandaj duhet pune e durim, per t’u ngjitur me kembe ne toke s’ka asnje rruge tjeter te sigurte”, përgjigjet kryeministri Edi Rama.

 

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";