Deputetja e Partisë Demokratike, Jorida Tabaku ka akuzuar qeverinë se po favorizon rritjen e çmimit të karburanteve për të shpërblyer oligarkët që i qëndrojnë pas.

 

“Vendimet abuzive të Bordit të Transparencës kanë krijuar këtë situatë në ekonomi. A nuk mendoni ju se më mirë do ishte të ulej taksa e qarkullimit në 4 lekë për litër, në vend të 27 lekë për litër? A nuk mendoni ju se do ishte më mirë që 5 kompanitë e naftës mos të uleshin me qeveritarët për të marrë vendimet?”, shprehet Tabaku në një video-mesazh në Facebook.

 

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";

Më tej ajo thekson se 60% e çmimit për litër të karburantit shkon për taksat dhe duhet të jetë shteti që në këtë krizë çmimesh duhet t’i dalë krah shqiptarëve.

 

POSTIMI I TABAKUT:

Bordi Oligarkisë dhe korrupsionit! Shqiptarët sot paguajnë më të shtrenjtë në rajon. Pse?
1- Pasi kur hedhim tonë 60% e çmimit për litër janë taksa.
2- Pasi bordi transparencës është në fakt bordi oligarkisë që vendos çmime abuzive në kurriz të qytetarëve!
Imagjinoni sikur në këtë kohë krize të ulej taksa qarkullimit sikur tregu dhe jo bordet e oligarkisë të vendosnin çmimet! Do të kishim më të lirë! Çmime produktesh më të ulëta dhe qytetarë që do të kishin më shumë për të shpenzuar!

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";