Për shkak të rritjes së numrit të rasteve me koronavirus, Gjykata e Pogradecit është mbyllur.

Burime nga Vizion Plus bëjnë më dije se janë infektuar me COVID tre gjyqtarë dhe tre sekretare, ndërkohë që sekretarja e katërt është vetëkarantinuarm, në pritje të përgjigjes së tamponit.

Në kushte të tilla, Gjykata e ka të pamundur të merret me shqyrtimin e çështjeve civile, por edhe penale.

Masat e sigurisë do të jepen nga titullarja e kësaj gjykate e sapo rikthyer në punë, pas karantinimit për 14 ditë së bashku me një sekretar që pritet të vijë nga gjykata e Korçës.

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";

Po ashtu, pozitive me COVID ka rezultuar edhe drejtuesja e Prokurorisë së Pogradecit. Ditën e nesërme, nga ana e njësisë vendore të kujdesi shëndetësor Pogradec pritet të merren tamponët edhe për zyrtarë të tjerë të kësaj prokurorie.