Kryeministri Edi Rama i ka qendruar deklaratës së tij duke theksuar se pagat e ministrave dhe deputetëve duhet të jenë të fundit që rriten.

 

Gjatë diskutimeve për projektligjin e rritjes së pagave për administratën publike, ministrat e deputetët, kryesocialisti tha se është e pamoralshme që të parët që përfitojnë nga reforma në paga të jenë deputetët.

 

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";

“Unë nuk e votoj rritjen e pagës për deputetët. Ju bëni çfarë të doni, unë vetë nuk e votoj. Për mua paga duhet të vendoset sot dhe duhet të hyjë në fuqi ditën që bëhet rritja e pagës deri te më i fundit”, tha Rama. “Nëse mësuesve dhe mjekëve iu themi do merrni sot këtë rritje, dhe tjetrën më vonë dhe paga juaj do jetë e plotë dhe 900 euro do jetë në mes të viti të ardhshëm, atëherë për deputetët e ministrave duhet të hyjë në fuqi pasi tu rritet gjitjë të tjerëve. Ky është qëndrimi im, para kësaj unë mendoj se është e pamoralshme”, shton ai.

Rama theksoi se reforma në paga ishte një nismë e parashikuar kohë më parë nga qeveria, por sfidat e pandemisë dhe luftës në Ukrainë ngadalësuan këtë projekt.