Mësuesit, pedagogët dhe infermierët janë tre kategoritë që do të përfitojnë nga rritja e pagave. Një tjetër kategori përfituese janë edhe zjarrëfikësit.

 

Këtë gjë e ka bëtë të ditur kryeministri Edi Rama  në një dalje për media, pas mbledhjes së qeverisë.

 

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";

Detyra jonë është t’u japim shqiptarëve maksimumin e  produktit të reformave. Paga e mësuesve në sistemin e ulët nga 49 në 81 mijë lekë, apo tu them mësuesve në arsimimin e mesëm do të shkojë mbi 100 mijë lekë. Në arsimin e mesëm nga 74-95 mijë. Të gjitha këto janë shifra bazë, pastaj vjetërsia e punës dhe kohëzgjatja në detyrë dhe niveli i kualifikimeve bëjnë që gjërat të jenë edhe më mirë.

 

Një rritje të konsiderueshme pedagogëve të gjithë sistemit universitare me 20%, duke iu dhënë diskrecion që ata të shkojnë në 30%, sepse ato janë autonomë. Infermierët do të kapin bazën prej 87 mijë lekësh dhe kjo bazë shkon përtej 90 mijë lekësh, sipas pozicioneve në punës. Rrisim pagat për sistemin e sigurisë dhe të zjarrfikësit. Pagën e zjarfikësve do ta çojmë në 80 mijë lekë.  E gjitha kjo do bëhet me dy hapa, tani me mësuesit, sigurinë, mjekët dhe infermierët menjëherë dhe hapi i dytë do jetë prilli i ardhshëm që do bëjmë plotësimin e kuadrit dhe do arrijmë 900 euro pagë mesatare”, tha Rama.

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";