Prurjet e shumta të lumit Devoll gjatë orëve të fundit kanë rritur ndjeshëm nivelin e ujit në basenin e HEC-it të Moglicës, duke e çuar atë në kufijtë maksimalë teknikë.
Si pasojë, strukturat përgjegjëse kanë aktivizuar protokollet e sigurisë dhe kanë hapur një nga portat e shkarkimit për të garantuar funksionimin normal të hidrocentralit.
Sipas burimeve zyrtare, procesi i shkarkimit po kryhet i kontrolluar dhe në përputhje me parametrat e sigurisë, pa rrezikuar zonat poshtë digës.
Territorit përreth vijon të monitorohet nga grupet e gatishmërisë, ndërsa qytetarët janë këshilluar të qëndrojnë larg shtratit të lumit Devoll dhe zonave të ekspozuara ndaj rritjes së nivelit të ujit.
Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355";
google_ad_slot = "5632655076";
google_ad_width = 300;
google_ad_height = 250;
google_page_url ="http://www.zhaku.net/";
