Rreth 70 familje në fshatin Rromës kanë mbetur të bllokuara, pasi rruga që të çon në fshat është bllokuar nga shkarja e dheut një problem që përsëritet sa herë ka reshje shiu.
Banorët e fshatit kanë shkuar sot për të takuar kryetarin e Bashkisë Selenicë, duke kërkuar masa urgjente për hapjen e rrugës. Fillimisht nuk janë pritur, por pas kontaktimit me mediat ka mbërritur kryetari i bashkisë, i cili ka takuar një përfaqësi të banorëve në zyrën e tij. Ai u ka garantuar se do të ndërmerren veprime për heqjen e masivit të dheut nga rruga, në mënyrë që të rifillojë qarkullimi i automjeteve.
Për shkak të bllokimit, banorët nuk kanë mundur të shkojnë sot në punë dhe as të dërgojnë fëmijët në shkollë.
/vizionplus.tv
Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355";
google_ad_slot = "5632655076";
google_ad_width = 300;
google_ad_height = 250;
google_page_url ="http://www.zhaku.net/";
