Rulota me targa të huaja del nga rruga në afërsi të fshatit Poçem në Mallakastër, burrë e grua përfundojnë në spitalin e Fierit.

 

Ngjarja ka ndodhur mbrëmjen e së enjtes në aksin Levan- Tepelenë, kur një rulot me targa të huaja E913JOË ka dalë nga rruga e si pasojë janë plagosur dy shtetasit skocezë, që udhëtonin në të.

 

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";

Fillimisht burrë e grua, kanë pritur që të mbërrijnë në vendin e ngjarjes uniformat blu duke refuzuar ndihmën mjeksore në spitalin e Fierit, por më pas janë shoqëruar me autoambulancë.

 

Paraprakisht dyshohet se shkak I daljes nga rruga ka qenë lagështia në rrugë, era e fortë në këtë pjesë të rrugës.

 

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";

Menjëherë në vendin e ngjarjes mbërritën bluzat e bardha të cilat I dhanë ndihmën e parë të lënduarve, ndërsa më pas burrë e grua janë shoqëruar në spital, ku paraqiten në gjëndje të mirë shëndetësore.

 

Nga ana e policisë po kryhen veprimet për të zbuluar edhe shkakun e daljes nga rruga të rulotës.

 

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";

 

Mallakastër/ Informacion paraprak

Sot rreth orës 20:00, në Poçem, Mallakastër, shtetasi D. M., 34 vjeç, banues në Skoci, duke drejtuar automjetin tip rulot, ka dalë nga rruga dhe për pasojë është dëmtuar shtetasi D. M dhe pasagjerja, shtetasja G. T., 26 vjeçe, banuese në Skoci, të cilët ndodhen në spitalin e Fierit nën kujdesin e mjekëve, për momentin jashtë rrezikut për jetën.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për zbardhjen e shkaqeve të daljes nga rruga.

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";