Me rritjen e pandalshme të çmimeve, çdo familje duhet të shpenzojë më shumë nga të ardhurat e veta (që nuk po rriten aq shpejt sa çmimet, apo nuk po rriten fare), për të blerë të njëjtat produkte.

 

 

Sipas INSTAT, inflacioni, që mat ndryshimin e çmimeve të një shporte mallrash të caktuar, ishte 7.4% në qershor, niveli më i lartë në 20 vjet. Një vit më parë, në të njëjtën periudhë, rritja e çmimeve ishte minimale prej 1.6%.

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";

 

 

Përveç argëtimit dhe kulturës, çdo produkte dhe shërbim ishte më i shtrenjtë këtë qershor. Buxheti më i rënduar është për t’u ushqyer për dy arsye.

 

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";

 

-Së pari, për shkak të peshës së lartë të shpenzimeve për ushqime. Rreth 42% e shpenzimeve totale të një familjeje shqiptare shkojnë për ushqime dhe pije jo-alkoolike, një përqindje që është më e larta në rajon dhe në Europë, sipas të dhënave të Eurostat, që i referohen vitit 2019 dhe INSTAT për Shqipërinë.

 

 

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";

Pas Shqipërisë më e lartë përqindja e shpenzimeve për ushqime e pije joalkoolike është në Maqedoninë e Veriut, me 30.6%, e ndjekur nga Bosnja dhe Hercegovina (29.5%), Mali i Zi (24%.5), Serbia (23.6%)- të dhënat për Kosovën mungojnë. Për Bashkimin Europian-27, kjo peshë është 13%.

 

 

Si rrjedhojë, familjet shqiptare duhet të heqin më shumë para për tu ushqyer se të tjerat në rajon e Europë, duke u mbetur më pak për nevoja të tjera, jo të domosdoshme. Si rrjedhojë, një rritje e çmimeve të ushqimeve rëndon më shumë buxhetet e familjeve shqiptare.

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";

-Së dyti, ushqimet dhe pije joalkoolike kanë shënuar rritjen e dytë më të lartë, me 12.6% pas transportit (26.9%).

 

 

Por, për shkak të peshës më të lartë që zënë në buxhet, në raport me transportin (6.2%), shtrenjtimi i ushqimeve rëndon më shumë. Rritjen më të lartë sipas INSTAT e kanë shënuar “Vajra dhe yndyrna”, me 30.3%; “Bukë dhe drithëra”, me 19.1%; “Qumësht, djathë dhe vezë”, me 18.5%; “Zarzavate përfshirë patatet”, me 9% (shiko grafikun: Ndryshimet vjetore të indeksit të çmimeve të konsumit, qershor 2022 dhe qershor 2021)

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";

 

 

30 milionë euro më shumë vetëm për ushqime

 

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";

 

Një familje mesatare me 3.6 persona shpenzonte në muaj rreth 84 mijë lekë, sipas Anketës së Buxhetit të Familjes, të INSTAT, të dhënat më të fundit të së cilës i referohen vitit 2020.

 

 

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";

Rreth 42% e kësaj shume, apo rreth 35 mijë lekë, një familjeje i duhet për të plotësuar nevojat bazike për ushqim. Me shtrenjtimin prej 12.6%, për të njëjtën sasi ushqimesh, një familje duhet të shpenzojë gati 50 mijë lekë, apo gati 5 mijë lekë më shumë.

 

 

Për 769 mijë familje që ka në vend, shpenzimi shtesë për ushqime është rreth 37-38 miliardë lekë, vetëm për muajin qershor, apo rreth 30 milionë euro, që kanë dalë nga buxhetet familjare për të plotësuar këtë nevojë të domosdoshme.

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";

 

 

Të ardhurat ndërkohë nuk janë rritur me të njëjtat ritme si çmimet. Sipas INSTAT, paga mesatare mujore bruto për një të punësuar me pagë, gjatë tremujorit të parë 2022 (e dhëna e fundit e disponueshme), është 59.242 lekë. Në krahasim me të njëjtën periudhë të një viti më parë paga është rritur me 5,8 %.

 

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";

 

Banka Botërore ka paralajmëruar se çmimet e larta do të përmbysin arritjet në uljen e varfërisë.

Banka ka sinjalizuar se inflacioni në rritje mund të reduktojë ndjeshëm rritjen e të ardhurave reale në mesin e familjeve të varfra dhe të cenueshme dhe do të frenojë zbutjen e varfërisë. Përvoja të kaluara tregojnë se rritja ekonomike në Ballkan dhe sidomos në Shqipëri nuk është përkthyer në ulje të varfërisë./Monitor

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";