Nga Asambleja e Gjyqtarëve, zëvendëskryetari i Gjykatës së Lartë, Sokol Sadushi, dënoi ashpër kërcënimet për shkak të detyrës ndaj kolegëve të tij magjistratë.

 

SOKOL SADUSHI
ZV. KRYETAR I GJYKATËS SË LARTË

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";

Kërkohet të reagohet në mënyrë koherente ndaj sulmeve të padrejta, të shumta e të vazhdueshme deri edhe në kërcënime që u bëhen gjyqtarëve për shkak të funksionit.

 

Sadushi kritikoi këshillin e lartë gjyqësor për zvarritje në emërimin e magjistratëve të rinj si dhe në vlerësimin e punës së gjyqtarëve aktualë.

 

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";

SOKOL SADUSHI
ZV. KRYETAR I GJYKATËS SË LARTË

40 magjistratët e diplomuar këtë vit janë ende të paemëruar, ndërkohë që sistemi ka nevojë emergjente për to. Ka ende gjyqtarë në sistem, të cilët nuk kanë asnjë vlerësim etiko-profesional, megjithëse kanë më shumë se një dekadë në detyrë. Përmirësimi thelbësor i infrastrukturës gjyqësore, që të mos mbetet asnjë gjykatë në situata të mjerueshme, pa salla gjykimi dhe pa ambientet më normale të punës, me problematika serioze për mënyrën e administrimit dhe arkivimit të dosjeve,por edhe për çështjet e sigurisë.

 

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";

Asambleja e Gjyqtarëve zgjodhi këtë të hënë tre anëtarë të Këshilli të Lartë Gjyqësor për 5 vitet e ardhshme. Nga radhët e Apelit të Përgjithshëm, fituese u shpall Emona Muçi, Gentiana Muçaj nga shkalla e parë e gjyqësorit, ndërsa nga Gjykata Administrative, qeveria e gjyqësorit do të përfaqësohet nga Markelian Koça.