Policia e Sarandës ka prangosur katër persona, të cilët tërhoqën një mjet lundrues tip veliere, të sekuestruar nga policia. Në pranga kanë rënë drejtuesi i mjetit lundrues dhe disa shtetas egjiptianë, të cilët raportohet të jenë punonjës peshkimi. Në bashkëpunim me njëri-tjetrin, ata tërhoqën velierën e sekuestruar, e cila ndodhej në portin e Limionit.

 

Të arrestuarit mashtruan duke thënë se mjeti ishte i tyre. Po ashtu, është proceduar penalisht edhe punonjësi i policisë kufitare së Sarandës, pasi kishte për detyrë ruajtjen e mjetit lundrues.

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";