Pas kapjes së kamionit me 2.6 ton marijuanë në Mal të Zi, autoritetet shqiptare kanë filluar hetimet pasi ka dyshime se sasia e lëndës narkotike mund të jetë ngarkuar në territorin shqiptar.

 

Dyshimet për ngarkimin e kamionit brenda territorit të vendit vijnë pas mospikasjes së lëndës narkotike nga ana e skanerit në pikën kufitare të Kapshticës.

 

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";

Dyshimet konfirmohen edhe nga autoritetet malezeze, të cilat raportojnë se një grup kriminal i organizuar, aktiv në territorin e Shqipërisë, u përpoq që të kontrabandonte sasinë e lëndës narkotike me destinacion final Gjermaninë.

 

Lënda narkotike nuk është pikasur as nga dogana malazeze në pikën kufitare tëHanit të Hotit.

 

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";

Hetimet kanë qenë prej disa muajsh, mes një bashkëpunimi të autoriteteve shqiptare, malezeze dhe agjensive të huaja europiane.

 

Ndërkohë, lidhur me tonelatat e drogës të kapura, rezulton edhe person i dytë i përfshirë, identiteti i të cilit nuk bëhet me dije për shkak të hetimeve. Burimet konfirmojnë se është proceduar penalisht.

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";