Sekretari i Përgjithshëm i Ministrisë së Jashtme, Theoharis Lalakos dhe ambasadori grek në Shqipëri pritet të takojnë kryetarin e zgjedhur të bashkisë Himarë,  Fredi Beleri dhe Pandeli Kokaveshin të cilët u arrestuan pasi u akuzuan për shitblerje të votave.

 

Mediat greke shkruajnë se sipas burimeve diplomatike, sipas udhëzimeve të Ministrit të Punëve të Jashtme, Nikos Dendias, Sekretari i Përgjithshëm i Ministrisë së Punëve të Jashtme, ambasadori Theocharis Lalakos, do të vijë sot në Shqipëri , për të takuar kryetarin e zgjedhur të Bashkisë së Himarës, Fredi Beleri .

Sekretari i Përgjithshëm do të informohet për gjendjen e tyre shëndetësore dhe kushtet e ndalimit të tyre, ndërsa në konsultim me Ambasadën e Greqisë në Shqipëri do të shqyrtohen veprimet e radhës për trajtimin e çështjes.

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";