Kryebashkiaku i Tiranës Erion Veliaj ka reaguar pas vendimit të SPAK për sekuestrimin e inceneratorit të Tiranës dhe akuzave të opozitës.
Në një postim në Twitter, Veliaj shkruan se sekuestrimi i inceneratorit nga privati dhe kalimi në dorën e shtetit është i mirëpritur, ndërsa shton se do të vijojë punën për një Tiranë më të pastër.
Veliaj thotë se koha punon për Tiranën dhe Shqipërine Europiane, jo për kandilet e Non Gratave që do të shkojnë drejt shuarjes, duke iu referuar opozitës.
“Histeria e portaleve te baltes tregon vetem qe baltaxhinjte e udhehequr nga Non Gratat s’e kane marr vesh akoma qe jemi ne epoke tjeter! Sekuestrimi dhe heqja nga duart e subjektit privat te impiantit te mbetjeve te Tiranes si rezultat i hetimeve te SPAK eshte mese i mirepritur ne rrugen e zbardhjes se veprimtarise se paligjshme te kujtdo qe ka abuzuar ne dem te interesit publik.
Advertisementgoogle_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";Bashkia e Tiranes nderkohe do te vazhdoje pa u ndalur punen per nje Tirane qe sot eshte pasqyre pastertie edhe si rezultat i transformimit te Sharres nga nje kancer urban ne nje fushe sanitare me standardet e duhura mjedisore. Koha punon per Tiranen dhe Shqiperine Europiane, jo per kandilet e Non Gratave qe do te shkojne drejt shuarjes”, shkruan Veliaj.
Gjykata e Posaçme me kërkesë të SPAK ka firmosur vendosjen e sekuestros preventive ndaj kompanisë “Integrated Energy B.V. S.P.V.” sh.p.k”, me pronarë Klodian Zoton dhe Mirel Mërtirin, që është kompania koncesionare e inceneratorit të Tiranës si dhe të gjitha pasuritë e luajtshme dhe të paluajtshme të kësaj kompanie.
Opozita e akuzon Veliajn si përgjegjësin kryesor të çështjes së inceneratorëve si dhe kanë kërkuar që ndaj kryebashkiakut të nisin hetimet.