Policia e Malit të Zi ka sekuestuar sot mbi një ton kokainë, sasia më të madhe të drogës të zënë ndonjëherë në këtë shtet.

Droga ishte fshehur në një dërgesë me banana, ndërsa dy persona kanë rënë në prangat e policisë. Bastisja u krye në Mojanoviqi, një lagje në periferi të kryeqytetit Podgorica.

“Ne po bëjmë atë që kemi premtuar: Mali i Zi nuk do të jetë vend i krimit”, shkroi në Tëitter zëvendëskryeministri i këtij vendi, Dritan Abazoviç.

Mali i Zi është vend anëtar i NATO-s dhe ka hapur po ashtu negociatat për anëtarësim në Bashkimin Evropian. Por, përpara se t’i bashkohet BE-së, ai e ka për detyrë të çrrënjosë krimin e organizuar dhe korrupsionin.

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";