Fondi Investimeve ruse bën me dije se ka arritur një marrëveshje me institutin “Torlak” në Serbi për prodhimin e vaksinës ruse kundër koronavirusit Sputnik V.

Sipas kësaj marrëveshje, pritet që prodhimi i kësaj vaksine në Serbi të nisë brenda muajit maj dhe në muajt në vijim mund të shpërndahet dhe në vendet e rajonit.

“RDIF dhe Instituti i Virologjisë dhe Vaksinave ‘Torlak’ shpallin këtë marrëveshje për prodhimin e Sputnik V, vaksina e parë e regjistruar në botë kundër koronavirusit.

Serbia bëhet në këtë mënyrë vendin e parë në Europën jugore që prodhon vaksinën. Sputnik V mund të eksportohen të vendet e rajonit në një fazë më të vonëshme”, shkruan Fondi i Investimeve ruse.

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";

Zyrtari i fondit Kirill Dmitriev falënderoi qeverinë serbe për mbështetjen konstante dhe besimin e treguar tek vaksina, duke kujtuar se Serbia ishte një ndër vendet e para që miratoi përdorimin e Sputnik V.