Ministri Ekonomisë të Kosovës, Artane Rizvanolli, ka deklaruar se vendi po përballet me krizë energjetike për shkak të ndërprerjes së furnizimit nga Serbia.

“Serbia ka bllokuar linjat e energjisë me ne dhe kjo nuk është diçka e re. Megjithatë në një situatë krize si kjo, e përkeqëson më tej situatën. Provokon ngarkesë në rrjetet e vendeve të tjera po ashtu”, ka thënë Rizvanolli.

Sipas saj, konsumi i energjisë në Kosovë ka arritur rekorde dhe është rritur me 14% në dy ditë nga 19 në 21 dhjetor të këtij viti. Nuk është e qartë se çfarë fature prodhon një veprim i tillë i Serbisë në Shqipëri por është e pritshme që nëse situata vazhdon, premtimi se çmimi i energjisë nuk do të rritet në vitin 2022, vështirë se mund të mbahet.

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";