Një anije qipriote greke pati një përplasje me armë me një anije të rojes bregdetare turke. Anija e vogël greke po kryente një kontroll rutinë përgjatë bregut të Kato Patos Tiliria, në anën veriore të ishullit. Sipas zëdhënësit të policisë, anija me 3 anëtarë ekuipazhi po e kryente kontrollin rreth orës 03:00 të mëngjesit në kuadër të migracionit ilegal në zonë.

Rreth 11 milje detare larg nga kufiri, anijes iu afrua një anije turke e rojes bregdetare me qëllime agresive. Në një moment, rreth 4 milje, roja bregdetare turke u kthye dhe qëlloi në një mënyrë paralajmëruese, ndërkohë që qipriotët grekë ishin kthyer prapa për në Kato Pyrgos që të evitonin ndonjë incident”.

Kryekëshilltari i Kato Pyrgos, Nicos Kleanthous iu referua incidentit si një “provokim serioz” dhe një përpjekje për të mbrojtur kontrabandistët. Ndërsa zëdhënësi i qeverisë u shpreh se nuk kishte ndonjë shkelje nga ana e marinës greke pasi ndodhej 11 milje brenda zonës së lejuar.

Nuk ka justifikim për këtë sjellje të anijes turke. Policia e marinës thjesht po kryente një kontroll rutinë”, tha ai ndërsa shtoi se po mbledhin të gjithë informacionin e nevojshëm të çështjes për t’ia paraqitur atë Kombeve të Bashkuara.

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";