Parlamenti do të përsërisë votimin për anëtarët e Komisionit Rregullator, një prej 3 organeve të KQZ.

Sipas ligjit, anëtarët duhet të zgjidhen me 84 vota, por në seancën e së enjtes asnjë prej tyre nuk mori numrin e nevojshëm. Kryetari i Kuvendit Niko Peleshi deklaroi se kandidaturat u miratuan pavarësisht mungesës së kuorumit.

Por këtë të premte, kreu i grupit parlamentar demokrat Gazment Bardhi kërkoi anulimin e votimit, pasi asnjë prej tyre nuk mori votën pro të 84 deputetëve.

Ju nuk keni as kapacitetin dhe as integritetin e duhur për drejtimin e Kuvendit. Ju vijoni të keni bindjen se mjafton të votojë ‘pro’ Taulant Balla dhe aktet në Kuvend s’kanë nevojë për kuorum sipas ligjit, sepse i quani të miratuara“, akuzoi Bardhi kryetarin e Parlamentit.

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";

Por Kuvendi sqaroi se votimi për anëtarët e Komisionit Rregullator do të përsëritet, pasi kryeparlamentari Niko Peleshi në fund të seancës ka konstatuar mungesën e kuorumit të nevojshëm prej 84 vota pro./vizionplus.tv