Sekretari i Shtetit, Antony Blinken u takua të enjten me Përfaqësuesin e Lartë të BE, Josep Borrell, ku sipas njoftimit të shpërndarë nga DASh mes të tjerave i ka kërkuar edhe hapjen e negociatave me Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut.

“Sekretari Blinken shprehu vlerësim për mbështetjen pa ngurrim të BE për perspektivën europiane të Ballkanit Perëndimor. Ai theksoi nevojën për të ecur përpara me bisedimet e anëtarësimit për Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut”, thuhet në deklaratë.

SHBA thotë se është e kënaaur nga zotimi i BE në procesin e zgjerimit, ndërsa diskutime pati edhe situatën në Afganistan, Venezuelë dhe rëndësinë e thellimit të bashkëpunimit në fushën e energjitikës për të shmangur në të ardhmen kriza të ngjashme me krizën aktuale.

Në lidhje me projektin e BE për ushtri të përbashkët, SHBA deklaron se mbështet çdo nismë që forcon aftësitë mbrojtëse dhe të sigurisë së BE, por që nuk konkurron me NATO-n.

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";