Ish-kryetari i Këshillit të Lartë Gjyqësor dhe Këshillit Prokurorial të Bosnje dhe Hercegovinës, Milan Tegeltija dhe kryetari i Lëvizjes për Veprim Demokratik, njëherësh deputet Mirsad Kukiç, janë future në listën e personave të sanksionuar nga Departamenti amerikan i Shtetit.

Atyre u është ndaluar hyrja në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, bëri të ditur të mërkurën, më 5 janar, Departamenti amerikan i Shtetit.

Tegeltija dhe Kukiç u përfshinë në këtë listë, bazuar në një deklarate të nënshkruar nga Sekretari i Shtetit, Antony Blinken për “përfshirjen e tyre në aktivitete të rëndësishme korruptive”.

“Veprimet e tyre minuan sundimin e ligjit, besimin e publikut në institucionet demokratike të qeverisë së tyre dhe proceset publike, paqen dhe prosperitetin për qytetarët e Bosnje dhe Hercegovinës”, thuhet në njoftimin e Departamentit amerikan të Shtetit.

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";

“Në kapacitetin e tij zyrtar si kryetar i KLPGJ-së, Tegeltija ishte i përfshirë në akte korruptive që përfshinin përdorimin e ndikimit të tij politik dhe pushtetit zyrtar për përfitimin e tij personal.

Konkretisht, ka informacione të besueshme se Tegeltija e ka përdorur pozicionin e tij për të kërkuar përfitime në këmbim të ndërhyrjes në një proces gjyqësor, si dhe manipulimit të emërimeve në drejtësi dhe punësimeve të tjera publike”, thuhet më tej në njoftimin e DASH-it.

Ndërsa për kryetarin e Lëvizjes për Veprim Demokratik, njëherësh deputet Mirsad Kukiç, Departamenti amerikan i Shtetit tha se duke përdorur pozitën e tij zyrtare si menaxher i minierës Banovici në pronësi publike ai është përfshirë në akte korruptive për përfitimin e tij personal.

“Konkretisht, ka informacione të besueshme që Kukiç përvetësoi fondet publike për përfitime personale dhe ndërhyri në vendimet e punësimit dhe emërimit për të përfituar politikisht”, thuhet me tej në njoftim.

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";

SHBA ka paralajmëruar edhe udhëheqës të tjerë dhe subjekte të lidhura me aktorë të korruptuar ose destabilizues në Bosnje e Hercegovinë se mund të jenë gjithashtu subjekt i veprimeve të ardhshme nga qeveria amerikane.

Më 5 janar, Departamenti amerikan i Thesarit zgjeroi sanksionet për vepra korruptive, në të cilat është përfshirë anëtari serb i Presidencës së Bosnje e Hercegovinës, Millorad Dodik.

Siç thuhet në njoftim, sanksionet janë vendosur edhe ndaj Televizionit ‘Alternativa’ nga Banja Lluka, që ndërlidhet me familjen e Dodikut.

Departamenti i Thesarit tha se sanksionet shprehin përkushtimin e administratës së presidentit amerikan, Joe Biden, për të promovuar llogaridhënien “për ata, që mes tjerash, minojnë stabilitetin e rajonit të Ballkanit Perëndimor përmes korrupsionit dhe kërcënimeve ndaj marrëveshjeve afatgjata të paqes.

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";