Një pjesë e rrugës së re Korçë – Ersekë, është shembur këtë fundjavë.

Sipas të dhënave, është shembur një nga urat në Lotin e dytë të rrugës, ndërkohë që fatmirësisht nuk ka të lënduar. Dëmtimi i madh i rrugës ka ndodhur në vendin e quajtur Qafa e Qarrit.

Ky aks rrugor, me një gjatësi prej 35 kilometrash, i ka kushtuar buxhetit të shtetit 65 milion euro dhe pritej të inaugurohej që vitin e kaluar.

Punimet për këtë aks nisën në qershor të 2013. Tenderi për lotin e parë me gjatësi 17,6 kilometra, u fitua nga kompania A.N.K. me një ofertë prej rreth 17 milion euro.

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";

Pas disa vitesh zvarritje kompania nuk i realizoi dot punimet dhe në 2017 u hap një tjetër tender prej 4 milionë eurosh për punime shtesë që u fitua po nga A.N.K. Edhe tenderi i 2020 për pjesën e parë të lotin 2 u fitua po nga A.N.K, kompani në pronësi të Agim Kolës vëllait të ish-deputetit socialist Ndue Kola. Kësaj radhe vetëm për 4 kilometra rrugë të gjerë maksimumi 8,5 metra u shpenzuan plot 20 milion euro./vizionplus.tv

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";