Kryeministri Edi Rama ka folur për shembjen e pallateve në rrugën “Myslym Keta” në njësinë 4, gjatë një takimi në Baldushk ku u dorëzoi çelësat e shtëpive 28 familjeve.

 

Në fjalën e tij,  Rama tha se pallati ishte një ngrehinë e rrezikshme dhe theksoi se të gjithë personave që jetojnë aty do u jepet bonusi i qirasë.

 

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";

Ai pallat bën mu që është një ngrehinë e rrezikshme. Që me një goditje të matrapikut binte dy kate përnjëherë, ndërkohë që të gjithëve atyre u jepet bonusi i qirasë dhe u thuhet bujrum, kur të ndërtohen apartamentet e reja do merrni një apartament.

 

Tani çfarë duhet të bëjë bashkia apo qeveria? Se kush i del për zot njerëzve në këtë vend ne e kemi treguar me prova. Ashtu siç kemi dhënë provat në këtë proces rindërtimi se tek shqiptarët në hall nuk shohim majtas apo djathtas, por shohim drejt e në sy secilin që gjithkush të marrë atë që i takon”, tha Rama.

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";