Një pjesë e urës në aksin rrugor Korçë – Ersekë është shembur.

Shembja ka ndodhur vetëm një ditë më parë e sipas të dhënave bëhet fjalë për një nga urat në lotin e dytë të rrugës e cila është në ndërtim e sipër.

Punimet e këtij loti sipas kontratës kanë filluar në Qershorin e vitit 2022 dhe duhet të përfundojnë në Qershor të këtij viti.

Edhe pa përfunduar punimet loti i dytë ka qenë i aksesueshem për drejtuesit e mjeteve që përdorin këtë aks jo vetëm në drejtim të të Ersekës dhe Leskovikut por edhe ata të cilët e kanë përdorur këtë rrugë nacionale për të udhëtuar drejt jugut.

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";

Burime pranë firmës thanë se është ngritur grupi i punës me inxhinierë gjeologë për të mësuar cilat kanë qenë shkaqet që sollën një situatë të tillë.

I njëjti burim tha se pasi të jenë mësuar shkaqet do të fillohet menjëherë nga puna për normalizimin e situatës së krijuar.

Probleme përsa i përket reshkitjes së dherave dhe shembjes se barrierave të betonit në anë të rrugës ka dhe në segmente të caktuara të lotit të parë.

I kontaktuar, drejtori i ARRSH Korçë Ardit Mele tha se vetëm pas pak ditësh do të riparohen të gjithë defektet e shkaktuara nga kushtet atmosferike, punë që kryhen pas çdo dimri/vizionplus.tv

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";