Në bashkëpunim me BERZH, Bregu i Lumit do të kthehet në një park linear me pemë, si vijim i projektit të Pyllit Orbital.

 

Për të diskutuar detajet e projektit, kryebashkiaku Erion Veliaj priti në zyrë drejtoreshën e BERZH, duke shtuar se ky investim rrit vlerën e pronës.

 

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";

ERION VELIAJ

KRYETAR I BASHKISE TIRANE

 

“Kemi identifikuar zonën e Bregut të Lumit për ta kthyer në një park linear me pemë, por ndërkohë jemi në hapat e fundit për përfundimin e skemës së financimit të pjesës së Pyllit Orbital, që përshkon lumin e Tiranës. Ky projekt do të ketë jo vetëm funksionin e parandalimit dhe fortifikimit për pëmbytjet, rrëshqitjet dhe problematikat që i kemi zgjidhur te Bregu i lumit, por e kthen lumin e Tiranës në një shëtitore. Aty ku ka gjelbërim, parqe dhe korsi biçikletash vlera e pronës rritet sepse të gjithë duan ta kenë shtëpinë aty pranë.”

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";

 

Bashkëpunimi i Bashkisë së Tiranës me BERZH, sipas Veliajt, shtrihet edhe në projekte të tjera për të përmirësuar cilësinë e ujit në qytet dhe për të përmirësuar transportin publik.

 

 

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";

ERION VELIAJ

KRYETAR I BASHKISE TIRANE

 

“Tirana është pjesë e familjes së qyteteve të gjelbra, prandaj ne i kthejmë sytë gjithmonë këtej për ide të mira. Sot patëm një takim fantastik, duke diskutuar mbi mënyrat sesi mund të punojmë për projektin e Pyllit Orbital, përmirësimin e transportit dhe përmirësimin e cilësisë së ujit. Jemi të kënaqur që punojmë me kryebashkiakun dhe skuadrën e tij”, përfundoi ajo.

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";

 

Drejtoresha për Infrastrukturën në BERZH tha se Tirana është një mundësi e mirë për të investuar dhe për të bërë gjëra të vlefshme.