Një vatër zjarri është shfaqur në zonën e Ndërlysës, Theth mbi Synin e Kaltër.
Zjarri paraqet shqetësim pasi rrezikon të përhapet në këtë park kombëtar me frekuentim të lartë nga turistët.
Nga ana tjetër, në parkun kombëtar të Prespës situata është alarmante. Kryetari i bashkisë së Pustecit thotë se tashmë flakët kanë hyrë në thellësi të parkut kombëtar, pasi vatrat e shumta të zjarrit që kanë përshirë masivin e pyllit me ah, tani rrezikojnë edhe pyllin me pisha.
Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355";
google_ad_slot = "5632655076";
google_ad_width = 300;
google_ad_height = 250;
google_page_url ="http://www.zhaku.net/";
Rreth orës 14:30 të ditës së sotme ka nisur ndërhyrja e parë nga avioni i ardhur nga Rumania, si mbështetje nga Mekanizmi Evropian i Mbrojtjes Civile. Ndërhyrja me avion dhe helikopter do të vijojë, sipas përcaktimit të emergjencave civile./vizionplus.tv