Hetimi i Krimeve Kibernetike bëri të mundur arrestimin e katër personave, të cilët përshtatën disa ambiente për lojëra fati.

Gjatë kontrolleve të ushtruara në disa biznese në kryeqytet rezultoi se katër të arrestuarit shfrytëzonin këto ambiente për vënien e basteve online.

Si pasojë, policia sekuestruar një shumë parash dhe shtatë celularë.

“Sekuestrohen në cilësinë e provës materiale, 7 celularë që shërbenin për vënien e basteve sportive, 92 600 lekë të rinj, dhe 475 euro, të dyshuara të përftuara nga ky aktivitet i paligjshëm”, njofton policia.   

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme./vizionplus.tv/