Moti i keq, me rrebeshe shiu dhe breshër, që ka përfshirë që prej 1-ore qytetin e Beratit.

 

I favorizuar edhe nga era e fortë, shiu dhe breshëri kanë pushtuar rrugët e qytetit, duke vështirësuar mjaft lëvizjen e automjeteve dhe të këmbësorëve.

 

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";

Situata më problematike paraqitet në akset rrugore: “Spital-Uznovë”, “Stadiumi i Vjetër”, “Axhensi” dhe “Kthesa e Gjykatës”, ku duket qartë edhe nga pamjet filmike që uji ka vërshuar mbi rrugë dhe ka mbuluar edhe trotuaret.

 

Rreshjet kane shkaktuar probleme në bllokimin e kanalizimeve në qytet duke nxjerrë jashtë funksionimit pusetat e ujërave të zeza e të bardha.

 

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";

Në rrugë kanë dalë tashmë edhe punonjësit e Ndërmarrjes së Pastrimit në bashkinë e Beratit, të cilët po bëjnë të mundur zhbllokimin e pusetave, në mënyrë që të mundësohet edhe tërheqja e ujit nga rrugët e qytetit dhe normalizimin e situatës.