Shisnin kokainë dhe heroinë me motor, pranga dy durrsakëve

Dy persona u arrestuan nga policia e Durrës pasi akuzohen për shpërndarje të drogave të forta në doza të vogla.

Forcat e Posaçme kanë ndaluar në lagjen nr.6, Durrës, një motomjet me drejtues shtetasin Enis Pirro dhe pasagjer shtetasin Pedi Canosinaj.

Gjatë kontrollit fizik ndaj këtyre shtetasve, shërbimet e Policisë, gjetën disa doza me lëndë narkotike heroinë dhe kokainë, një sasi lëndë narkotike cannabis sativa, gati për shitje.

Në vijim të veprimeve nga specialistët për Hetimin e Narkotikëve në DVP Durrës, arrestuan në flagrancë shtetasit Enis Pirro, 43 vjeç dhe Pedi Canosinaj, 33 vjeç, të dy banues në Durrës.

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";

Po kështu u sekuestrua lënda narkotike, motomjeti, 1 aparat celularë dhe një grirëse hashashi.