Policia e Vlorës ka vënë në pranga dy persona nga elbasani, të cilët shisnin kokainë në zonën e Himarës.

Policia njofton se në kuadër  të operacionit “Ëave” ka arrestuar shtetasit *E. U., 46 vjeç, dhe S. M., 46 vjeç, të dy banues në Elbasan.

Gjatë kontrollit të ushtruar në automjetin tip “Fiat”, me të cilin lëviznin këta shtetas, dhe më pas në banesën që kishin në përdorim në fshatin Vuno, Himarë, u gjetën dhe u sekuestruan në cilësinë e provës materiale 46 doza me lëndë të dyshuar narkotike kokainë gati për shitje, një peshore elektronike, një shumë parash në euro dhe lekë, si dhe tre aparate celularë.

Dy të arrestuarit akuzohen për veprat penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”, kryer në bashkëpunim./vizionplus.tv

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";