Dy të rinj të moshave 19 vjeç janë arrestuar nga policia e Durrësit.

Përmes një njoftimi për media, policia bën me dije se dy të rinjtë u kapën duke shitur kokainë me doza.

Ata akuzohen për veprën penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”  kryer në bashkëpunim

“Posedonin  lëndë narkotike kokainë të ndarë në doza gati për shitje, Policia i kap në flagrancë duke lëvizur me automjet për të shpërndarë lëndën narkotike.

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";

Vihen në pranga dy shtetas si dhe sekuestrohen dhjetëra doza kokainë dhe automjeti që lëviznin këta shtetas për të realizuar shpërndarjen e drogës.

Si rezultat i administrimit të menjëhershëm të informacioneve të siguruara nga inteligjenca policore, në kuadër të megaoperacionit “Tempulli”, se 2 shtetas shisnin lëndënarkotike kokainë në doza, në lokalet e natës në Durrës, Seksioni për Hetimin e Narkotikëve i DVP Durrës, në bashkëpumim me Forcën e Posaçme “Shqiponja”, ka finalizuar operacionin policor të koduar “Last Dinner”.

Gjatë operacionit në afërsi të Stacionit të Trenit, u kapën në flagrancë dhe u vunë në pranga për veprën penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”  kryer në bashkëpunim , shtetasit:

G.D., 19 vjeç dhe A. L., 19 vjeç, të dy banues në Shënavlash, Durrës.

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";

Nga kontrolli në automjetin me të cilin lëviznin këta shtetas, shërbimet e Policisë gjetën dhe sekuestruan në cilësinë e provës materiale,  një sasi lënde narkotike kokainë të ndarë në doza, gati për shitje”, njofton policia.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Durrës, për veprime të mëtejshme./vizionplus.tv