Një 40-vjeçar shqiptar arrestuar nga policia franceze, pasi është kapur në flagrancë duke shitur kokainë në parkingun e një fast food-i në Vannes.
Në automjetin e tij policia gjeti 42 doza kokainë. 40-vjeçari mbërriti në Francë në mes të korrikut, me pretendimin për të kaluar pushimet.
I gjykuar sipas procedurës së paraqitjes për pranimin paraprak të fajit, ai u dënua me tetë muaj burg këtë të enjte më 1 gusht dhe menjëherë u burgos.
Si masë shtesë i është ndaluar qëndrimi në Morbihan për një periudhë prej pesë vitesh, i janë sekuestruar nga gjykata automjeti, telefoni dhe 390 euro që kishte me vete. /vizionplus.tv
Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355";
google_ad_slot = "5632655076";
google_ad_width = 300;
google_ad_height = 250;
google_page_url ="http://www.zhaku.net/";
