Policia e Lezhës ka arrestuar një 26-vjeçar, pasi u kap duke shpërndarë lëndë narkotike në zonën e Shëngjinit.

Shërbimet e Policisë, gjatë kontrollit fizik, i gjetën këtij shtetasi, doza të lëndës së dyshuar narkotike kanabis. Në vijim, gjatë kontrollit në banesën e tij, gjetën një tjetër sasi lënde të dyshuar narkotike kanabis.

I riu akuzohet për veprën penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”.

“DVP Lezhë/Vijojnë kontrollet për evidentimin dhe goditjen e veprimtarive kriminale në fushën e narkotikëve.

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";

Shiste lëndë narkotike në Shëngjin, kapet në flagrancë dhe vihet në pranga 26-vjeçari.

Sekuestrohet lënda narkotike kanabis, që iu gjet atij, gjatë kontrollit fizik dhe kontrollit në banesë.

Gjatë kontrolleve në territor, specialistët për Hetimin e Narkotikëve, në bashkëpunim me shërbimet e Forcës së Posaçme “Shqiponja”, kanë lokalizuar në Shëngjin, një shtetas të dyshuar për shitje të lëndëve narkotike.

Shërbimet e Policisë, gjatë kontrollit fizik, i gjetën këtij shtetasi, doza të lëndës së dyshuar narkotike kanabis. Në vijim, gjatë kontrollit në banesën e tij, gjetën një tjetër sasi lënde të dyshuar narkotike kanabis.   

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";

Në përfundim të veprimeve procedurale, u arrestua në flagrancë shtetasi R. L., 26 vjeç, banues në Shëngjin, për veprën penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”. 

Materialet procedurale i janë referuar Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Lezhë, për veprime të mëtejshme”, njofton policia./vizionplus.tv