Prokurori Urim Buci i cili mbante edhe pozicionin e drejtuesit të Prokurorisë së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Dibër, është shkarkuar nga detyra nga Kolegji i Posaçëm i Apelimit. Në këtë formë, Kolegji i Posaçëm i Apelimit, rrëzoi vendimin e Komisionit të Posaçëm të Kualifikimit të 27 prillit të vitit të kaluar që kishte konfirmuar në detyrë Bucin. Vendimi i KPK ishte apeluar me rekomandim të Operacionit Ndërkombëtar të Monitorimit të zbatimit të reformës në drejtësi.

Në vendimin e Kolegjit të Posaçëm të Apelimit thuhet se Urim Buci nuk ka shënuar në deklaratën e tij të pasurisë, të ardhurat nga emigracioni, por vetëm i ka përmendur ato si burim për krijimin e pasurisë. Buci nuk ka arritur të vërtetojë burimin e ligjshëm të  këtyre të ardhurave.

Ndërkohë, Këshilli i Lartë i Prokurorisë u mblodh me urgjencë këtë të Martë dhe vendosi caktimin e përkohshëm të prokurorit Abaz Muça si drejtues për një afat 3 mujor, në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Dibër.

Prokurori Abaz Muça e ka kaluar procesin e vettingut dhe para reformës së hartës së re gjyqësore ishte në krye të Prokurorisë së Shkallës së Parë Mat./vizionplus.tv/

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";