Policia Rrugore e Fierit ka vijuar kontrollet për shkelësit e rregullave të qarkullimit rrugor të cilët janë burim aksidenti.

 

Qindra drejtues mjetesh janë proceduar për tejkalim të normave të shpehtësisë dhe përdorim të celularit gjatë drejtimit të mjetit.

 

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";

Policia ka pezulluar në total, 93 leje drejtimi .

 

Fier

Kontrolle nga Policia Rrugore e Fierit, në drejtim të shkeljeve që janë burim aksidenti.

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";

Edhe gjatë javës që lamë pas, Policia Rrugore ka intensifikuar kontrollet, me qëllim evidentimin dhe ndëshkimin e shkelësve të Kodit Rrugor.

Janë konstatuar duke drejtuar mjetet pa leje drejtimi dhe në gjendje të dehur, 4 shtetas, të cilët janë proceduar penalisht.

Janë proceduar administrativisht gjithsej 2445 drejtues mjetesh.

834 drejtues mjetesh janë proceduar administrativisht për tejkalim të normave të shpejtësisë.

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";

Janë proceduar administrativisht 193 drejtues mjetesh, për përdorim të aparatit celular gjatë drejtimit të mjetit.

224 drejtues mjetesh janë proceduar administrativisht për mosvendosjen e rripit të sigurimit.

Janë vendosur 503 masa administrative për parakalime të gabuara.

Janë pezulluar 92 leje drejtimi për shpejtësi tej normave të lejuara dhe 1 tjetër për drejtim automjeti, nën efektin e alkoolit apo në gjendje të dehur.

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";

Janë vendosur 35 masa administrative për drejtim të motomjetit pa kaskë mbrojtëse.

Gjithashtu janë vendosur 581 masa të tjera administrative për shkelje të rregullave të ndryshme qarkullimit rrugor.

Policia Rrugore e Fierit do të vijojë kontrollet në të gjitha akset rrugore urbane, interurbane dhe rurale, për të gjitha kategoritë e mjeteve, me qëllim parandalimin e aksidenteve rrugore.

Drejtoria Vendore e Policisë Fier falënderon drejtuesit e mjeteve dhe këmbësorët që respektojnë rregullat e qarkullimit rrugor dhe apelon për më shumë rregull e siguri në rrugë, në favor të jetës dhe të shëndetit të qytetarëve.

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";