Kjo ka qenë pamja e lagjeve periferike të qytetit të Shkodrës këtë të enjte.

Pothuajse të gjithë kazanët e mbeturinave kanë qenë të tejmbushur pasi prej mbrëmjes të së mërkurës nuk janë pastruar pasi kamionët e pastrimit vazhdojnë të qëndrojnë të bllokuar para landfillit të Bushatit.

Shkak është bërë ngërçi i krijuar mes bashkisë Shkodër dhe asaj të vaut të dejës, pas vendimit të marrë prej kësaj të fundit për rritjen e tarifës për depozitimin e mbetjeve urbane në landfillin e Bushatit.

 

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";

VOLTANA ADEMI – KRYEBASHKIAKE E SHKODRES

“Jemi para një katastrofë mjedisore, institucionet duhet të ndërhyjnë. Kam vënë në dijeni edhe ministrin Klosi për këtë çështje. Mjetet janë bllokuar sonte dhe situata është e rëndë, e gjithë bashkia Shkodër pa shërbim pastrimi. Prefektja të mbledh palët dhe të gjejë zgjidhjen e shpejtë. “

 

Vendimi i marrë nga Këshilli Bashkiak i Vaut të Dejës parashikon rritje me 43% të tarifës së depozitimit të mbetjeve për banorët e qarkut Shkodër dhe Lezhë.

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";

 

Ndërkohë në bashkinë Lezhë deri më tani nuk ka pasur probleme pasi kompania që merret me pastrimin e qytetit ka pranuar të paguajë tarifën.