Një efektiv policie mbeti i plagosur rëndë dhe 3 të tjerë u lënduan më lehtë nga protestat e dhunshme që shpërthyen në Athinë mbrëmjen e së martës.

Turma e protestuesve prej rreth 5 mije personash sulmuan dy grupe të patrullave me motor, duke shtrirë përtokë njëri nga efektivët dhe e dhunuan barbarisht.

Siç raportohet nga mediat greke, revolta e së martës ishte provokuar nga veprimi i policisë fundjavën që lamë pas.

Patrullat me motor kishin ndaluar në rrugë një familje në Athinë duke iu kërkuar që të mos dilnin për shkak të pandemisë.

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";

Debati ishte agravuar dhe policët kishin dhunuar dhe goditur me shkop gome njërin prej tyre. Kjo ngjarje solli incidentin e djeshëm në lagjen “Nea Smyrni” në Athinë, ku turma e huliganëve dhunoi rëndë policët dhe hodhi shishe me molotov.

Por pas këtij incidenti që u dënua nga zyrtarë të qeverisë dhe nga shtypi grek u konsiderua ngjarje e turpshme, nëpër rrjetet sociale dhe në disa portale doli një video ku shfaqen disa patrulla me motor të policisë greke mbrëmjen e së martës, që organizohen për të shkuar në vendin ku pati trazira të dhunshme.

Në video këta policë dëgjohen duke thënë “shkojmë t’i vrasim”, duke iu referuar protestuesve.

Opozita greke e ka dënuar incidentin, por nuk kanë kursyer as kritikat për sjelljen e policisë dhe të ministrit të Brendshëm.

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";