Ndryshimi kryesor fiskal në vitin 2024 është tatimi që do të paguajnë të vetëpunësuarit. Në ligjin e ri që hyn në fuqi nga muaji janar, në skenarin fillestarë ishte parashikuar se preken rreth 16 mijë të vetëpunësuar, pjesë e profesioneve të lira. Por ministria ka avancuar më tej dhe pas analizave dhe verifikimeve të nipteve ka rezultuar se kjo shifër është dyfish më e lartë.

 

“Në total janë rreth 35 mijë individë dhe entitete që do të jenë pjesë e tatimit 15 dhe 23 % mbi të ardhurat. Tatimi do të aplikohet në varësi të xhiros së deklaruar, deri në 14 mln lekë aplikohet 15%. Mbi këtë kufi tatimi 23%. Do të jetë një  listë e gjatë se kush do të quhet profesion i lirë dhe do ti nënshtrohet sistemit të ri të  taksimit. Lista do të miratohet në qeveri. Ato profesione që nuk do të jenë pjesë e listës do të jenë biznese të vogla që janë të përjashtuar nga taksat deri në 2029, sipas angazhimit të mazhorancës”,- tha Vasilika Vjero, zv/ministre e financave në emisionin E-ZONE në Vizion Plus  .

 

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";

Ligji i ri është kundërshtuar fort nga profesionistët, pasi sipas tyre krijon pabarazi. Nga njëra është në fuqi angazhimi i qeverisë për të mos tatuar biznesin e vogël deri në 2029, nga ana tjetër disa kategori biznesesh, që do të përcaktohen nga qeveria, do të tatohen me ligjin e ri në 2024.