Greqia ka regjistruar numër të lartë të viktimave nga koronavirusi Covid-19 në 24 orët e fundit. Sipas autoriteteve shëndetësore greke, kanë humbur jetën 105 pacientë duke e çuar numrin e përgjithshëm të viktimave në 17.425.

Ndërkohë, janë regjistruar 7287 raste të reja me Covid-19 si rezultat i testeve të përgjithshme. Numri i pacientëve të intubuar në të gjithë Greqinë është 608, pjesa më e madhe e të cilëve janë meshkuj.

Rreth 80% e tyre vuajnë edhe nga probleme të tjera shëndetësore. 391 qytetarë janë shtruar në spital vetëm në 24 orët e fundit.

Vetëm javën e kaluar, Greqia forcoi akoma më shumë masat ndaj qytetarëve që nuk janë të vaksinuar.

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";