Shoqata e gazetarëve Europian seksioni shqiptar ka shprehur shqetësimin për protestën e zhvilluar ditën e sotme para Bashkisë së Tiranës, nga përfaqësues të Rithemelimit dhe Partisë së Lirisë, ku drejt punonjësve të medias u hodhën molotov, duke rrezikuar edhe jetën e tyre.

Në një reagim, shoqata e gazetarëve bën thirrje që policia të vendosë para drejtësisë autorët e këtij incidenti që mund të merrte përmasa fatale.

Shoqata e gazetarëve Europian seksioni shqiptar, shpreh shqetësimin e thellë për ngjarjet e sotme, ku persona të panjohur hodhën molotov në drejtim të gazetarëve dhe kameramanëve gjatë protestës para bashkisë Tiranë, organizuar nga opozita dhe “Aleanca për teatrin”.

AEJ Shqipëri, i bën thirrje aktorëve politikë që kenë kujdes dhe të respektojnë gazetarët dhe kameramanët që ndjekin protesta dhe aktivitete të tilla. AEJ i bën apel policisë së shtetit, që ti vendos para drejtësisë autorët e këtij incidenti që mund të merrte përmasa fatale”, thuhet në reagim./vizionplus.tv

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";