Dy të rinj kanë rënë në prangat e policisë, pasi u kapën duke shpërndarë lëndë narkotike.
Në kuadër të operacionit “Vora 2” u arrestuan shtetasit me iniciale E. A. (M)., 37 vjeç dhe A. K., 22 vjeç.
Në parkingun e një kompleksi në Vorë, shërbimet e Policisë kanë lokalizuar këta 2 shtetas, të cilëve gjatë kontrollit fizik, iu gjetën dhe sekuestruan 1 kg e 500 gramë lëndë të dyshuar narkotike të llojit kanabis.
Tiranë/Finalizohet operacioni policor i koduar “Vora 2”, për goditjen e veprimtarive kriminale në fushën e narkotikëve.
Advertisementgoogle_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";Operacioni u zhvillua nga Seksioni për Hetimin e Narkotikëve, në bashkëpunim me Komisariatin e Policisë Nr. 7.
Vihen në pranga 2 shtetas, të cilët, në bashkëpunim me njëri-tjetrin, shpërndanin lëndë narkotike kanabis.
Advertisementgoogle_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";Sekuestrohen 1 kg e 500 gramë lëndë e dyshuar narkotike kanabis.
Specialistët e Seksionit të Hetimit të Narkotikëve, në vijim të punës për goditjen e veprimtarisë kriminale të shpërndarjes së lëndëve narkotike, në bashkëpunim me Komisariatin e Policisë Nr. 7, organizuan dhe finalizuan me sukses operacionin policor të koduar “Vora 2”.
Advertisementgoogle_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";Në kuadër të këtij operacioni u bë arrestimi në flagrancë i shtetasve:
– E. A. (M)., 37 vjeç dhe A. K., 22 vjeç, të dy banues në Tiranë.
Advertisementgoogle_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";Në parkingun e një kompleksi në Vorë, shërbimet e Policisë kanë lokalizuar këta 2 shtetas, të cilëve gjatë kontrollit fizik, iu gjetën dhe sekuestruan 1 kg e 500 gramë lëndë të dyshuar narkotike të llojit kanabis.
Nga verifikimet e kryera ka rezultuar se këta shtetas, në bashkëpunim me njëri-tjetrin, siguronin lëndë të dyshuar narkotike të llojit kanabis dhe më pas e shpërndanin në Kamëz dhe Vorë.
Advertisementgoogle_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";Materialet proceduale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë, për veprime të mëtejshme.