Prokuroria e Elbasanit ka kërkuar 39 vite burg për 6 persona, të cilët akuzohen se kanë falsifikuar monedha.

 

Në një njoftim për media, prokuroria bën me dije se të akuzuarit, në bashkëpunim me njëri-tjetrin falsifikonin monedhat 5 mijë lekëshe dhe u shpërndanin ato në qytetin e Elbasanit.

 

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";

Prokuroria Elbasan kërkon 39 vite burg për 6 personat që kryenin falsifikimin dhe shpërndarjen e kartëmonedhave të falsifikuara

 

Në Gjykatën e Shkallës së Parë Elbasan u gjykua procedimi penal nr.266 viti 2021 për disa të pandehur, të cilët në bashkëpunim me njëri –tjetrin kryenin falsifikimin dhe shpërndarjen e kartëmonedhave të falsifikuara të prerjes 5000 Lekë në qytetin e Elbasanit.

 

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";

Hetim i këtij procedimi u krye me metoda speciale dhe u survejua dhe me agjent të infiltruar, i cili në disa episode bleu kartëmonedhat nga të pandehurit. Më pas u krye arrestimi në flagrancë dhe sekuestrimi i një numri të konsiderueshëm kartëmonedhash.

 

Në përfundim të gjykimit të procedimit penal Nr.266, viti 2021 nga organi i Porkurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Elbasan u kërkua:

 

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";

Të deklarohet fajtor i pandehuri K.B., për veprën penale të “Falsifikimi i monedhave në bashkëpunim”, e parashikuar nga neni 183/2 i K.Penal, dhe në zbatim të këtij neni të dënohet me gjashtë vjet burgim;

 

Të deklarohet fajtor i pandehuri J.H., për veprën penale të “Falsifikimi i monedhave në bashkëpunim”, e parashikuar nga neni 183/2 i K.Penal, dhe në zbatim të këtij neni të dënohet me gjashtë vjet burgim;

 

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";

Të deklarohet fajtor i pandehuri D.K., për veprën penale të “Falsifikimi i monedhave në bashkëpunim”, e parashikuar nga neni 183/2 i K.Penal, dhe në zbatim të këtij neni të dënohet me gjashtë vjet burgim;

 

Të deklarohet fajtor i pandehuri F.K., për veprën penale të “Falsifikimi i monedhave në bashkëpunim”, e parashikuar nga neni 183/2 i K.Penal, dhe në zbatim të këtij neni të dënohet me gjashtë vjet burgim;

 

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";

Të deklarohet fajtor i pandehuri N.L., për veprën penale të “Falsifikimi i monedhave në bashkëpunim”, e parashikuar nga neni 183/2 i K.Penal, dhe në zbatim të këtij neni të dënohet me gjashtë vjet burgim, zbatim i nenit 59 Kodit Penal;

 

Të deklarohet fajtor i pandehuri A.L., për veprën penale të “Falsifikimi i monedhave në bashkëpunim”, e parashikuar nga neni 183/2 i K.Penal, dhe në zbatim të këtij neni të dënohet me gjashtë vjet burgim;

 

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";

Të deklarohet fajtor i pandehuri A.L,  për veprën penale të “Ndihma për kalim të paligjshëm të kufijve” të parashikuar nga neni 298/2 i Kodit Penal, dhe në zbatim të këtij neni të dënohet me tre vjet burgim,se spe është kapur dhe duke transportuar emigrantë në mënyrë të kundraligjshme.