Fatbardh Kadilli nuk I kursen akuzat ndaj opozitës, për sjelljen  e saj në Kuvend në dy ditët e diskutimit maratonë për buxhetin e 2022.

 

Kadilli, ish kandidat për kreun e PD, thotë se sjellja e opozitës është rrugacerore dhe alarmante.

 

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";

 

Hezitova gjithe ditën dje që të mos flisja, por mendoj se duhet folur. Vulgariteti dhe sjellja rrugaçërore e opozitës në parlament është alarmant dhe dëshmon tre gjëra të rënda për të:

  1. E paaftë për të bërë betejat e vërteta kundër Ramës sepse është e kapur prej tij, si dhe e izoluar ngaqë nuk ballafaqohet ballë për ballë me demokratët dhe shqiptarët në përgjithësi, udhëheqja e PD-së ka vendosur të luajë luftash në Kuvend me Ramën.
  2. Promovimi në krye të PD-së i figurave me integritet dhe moral të dyshimtë do çonte pashmangshmërisht në vulgarizimin dhe degjenerimin e komunikimit dhe veprimit publik të PD-së, që po shpaloset tashmë në parlament.
  3. Edi Rama ka vendosur ta poshtërojë deri në fund opozitën në sytë e njerëzve. Duke njohur mirë mangësitë morale dhe hallet politike të tyre, Rama po i nxit drejtuesit e opozitës në sjellje rrugaçërorë, ashtu siç nxiten gjelat në luftë gjelash. Kjo është opozita ideale që do Rama: boshe, rrugaçe, arrogante në vulgaritetin e saj.

Mjerë demokratët dhe mjerë Shqipëria.

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";